Kalo te përmbajtja

Çerdhe · Kopsht · Parashkollor

MontessoriABC Tirana — Çerdhe, Kopsht & Parashkollor Montessori.

MontessoriABC Tirana është çerdhe, kopsht dhe parashkollor Montessori në Tirana për fëmijë nga 2 muaj deri në 6 vjeç. Metodologji Montessori, transport dhe ambiente moderne vetëm 1 minutë larg TEG.

MontessoriABC Tirana — Çerdhe, Kopsht & Parashkollor Montessori

Eksperienca në MontessoriABC fillon me një takim.

Njihuni me stafin akademik dhe ambientet tona.

Informacione për prindërit

Gjithçka në një vend.

Këtu gjeni informacionet kryesore rreth MontessoriABC.

Kush janë

Klasat e MontessoriABC Tirana

Çerdhe Montessori në Tirana — Klasa Nova

Klasa Nova

Është klasa për grupmoshën 2 deri në 18 muaj.

Çerdhe

Fëmijët njihen me lëvizjen, shqisat, tingujt dhe gjuhën. Mjedisi i sigurt Montessori mbështet eksplorimin, koordinimin, rutinat dhe zhvillimin e pavarësisë së hershme.

Kopsht Montessori në Tirana — Klasa Solis

Klasa Solis

Është klasa për grupmoshën 18 muaj deri në 3 vjeç.

Çerdhe & Kopsht

Fëmijët zhvillojnë gjuhën, lëvizjen dhe aftësitë praktike të përditshme. Ata mësojnë të ushqehen, të kujdesen për veten, të zgjedhin aktivitete dhe të bashkëpunojnë me të tjerët.

Parashkollor Montessori në Tirana — Klasa Astra

Klasa Astra

Është klasa për grupmoshën 3 deri në 6 vjeç.

Kopsht & Parashkollor

Fëmijët punojnë me jetën praktike, materialet shqisore, matematikën, gjuhën dhe kulturën. Ata zhvillojnë përqendrimin, pavarësinë, përgjegjësinë dhe respektin për komunitetin, duke u përgatitur për shkollën dhe për jetën e vërtetë.

Çfarë ofrojmë ne?

Një mjedis mësimi të gëzueshëm dhe bashkëpunues përmes përvojave praktike.

Shërbimi Gjithëditor

Ne ofrojmë një edukim gjatë gjithë vitit, gjithëditor dhe gjashtë ditë në javë.
• E Hena deri të Premte, 8:00 deri 17:00
• E Shtuna, 8:00 13:00.

Shiko Kalendarin Vjetor

Klasa me Madhësi të Vogël

Çdo klasë ka një raport të balancuar numër fëmijësh për mësuese
• 1 mësuese kryesore + asistente për 8 fëmijë ( mosha 2 muaj deri 3 vjeç )
• 1 mësuese kryesore për 10 fëmijë ( mosha 3 deri 6 vjeç )

Klasa për fëmijë shqipfolës

Metodologjia Montessori e aplikuar në gjuhën shqipe, ideale për fëmijët shqipfolës dhe për ata që do të vazhdojnë në shkolla shqipfolëse.

Mësuesit

MontessoriABC ka dy mësuese kryesore: një për grupmoshën 2 muaj–3 vjeç dhe një për grupmoshën 3–6 vjeç. Ato janë të diplomuara në qasjen AMI Montessori Maria Montessori Institute në Londër.
Stafi asistent është i trajnuar në metodologjinë Montessori.
Mësueset marrin pjesë rregullisht në trajnime, konferenca dhe aktivitete të zhvillimit profesional, përfshirë programe dhe veprimtari të organizuara nga Montessori Europe.

Ushqim i Shëndetshëm

Ne ofrojmë disa vakte dhe ushqime të shëndetshme për të gjithë nxënësit gjatë ditës.

Shiko Menune ushqimore

Një mjedis i përgatitur për fëmijët

Ne krijojmë një mjedis të ngrohtë, të qetë dhe të ngjashëm me shtëpinë, të përshtatur me përmasat dhe nevojat e fëmijëve.
Mobiliet, raftet dhe materialet vendosen në lartësinë e tyre, për t’i ndihmuar të lëvizin, të zgjedhin dhe të veprojnë në mënyrë të pavarur.
Përdorim dru të lëmuar, elemente natyrore, gjelbërim dhe ngjyra të buta që mbështesin përqendrimin dhe mirëqenien.

Çmime të arsyeshme

Ne ofrojmë edukim me metodologjinë Montessori me çmime të arsyeshme.

Shiko Çmimet

Teknologji dhe informacion

MontessoriABC, nëpërmjet departamentit të informacionit dhe teknologjisë, zhvillon, mirëmban dhe përditëson çdo shërbim elektronik, si software dhe aplikacion, për të lehtësuar përditshmërinë.

Transporti

MontessoriABC mundëson transportin nëpërmjet automjeteve të veta. Të gjitha automjetet e MontessoriABC janë furgona elektrikë 8+1 të vitit 2026 dhe përdorin teknologji GPS (ndjekje në kohë reale), njoftime automatike dhe kamera në çdo automjet për një përvojë transporti sa më të sigurt dhe komode.

Shërbimi i klientit

Shërbimi ynë i klientit është i disponueshëm çdo ditë nga ora 7:30 deri në 20:00, duke mbështetur prindërit për çdo pyetje ose nevojë.

Klinika Psikologjike

Nëpërmjet klinikës psikologjike, MontessoriABC mundëson shërbime për fëmijë.

Çfarë mësojnë fëmijët

Pesë fushat e programit Montessori.

Jeta praktike

Aktivitetet e përditshme, si veshja, derdhja e ujit dhe kujdesi për mjedisin, zhvillojnë pavarësinë, përqendrimin dhe koordinimin. Fëmijët mësojnë të kujdesen për veten dhe të tjerët.

Edukimi shqisor

Përmes materialeve shqisore, fëmijët dallojnë, krahasojnë dhe klasifikojnë ngjyrat, format, përmasat, tingujt dhe teksturat. Këto përvoja zhvillojnë vëzhgimin dhe kuptimin e botës përreth.

Matematika

Materialet konkrete i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë sasitë, numrat dhe veprimet matematikore. Ata kalojnë gradualisht nga numërimi me objekte tek të menduarit abstrakt.

Gjuha, leximi dhe shkrimi

Bisedat, tregimet dhe materialet gjuhësore pasurojnë fjalorin dhe zhvillojnë të shprehurit. Fëmijët zbulojnë lidhjen mes tingujve dhe shkronjave, duke u përgatitur për shkrim dhe lexim.

Kultura, shkenca dhe artet

Fëmijët eksplorojnë natyrën, gjeografinë, historinë dhe kulturat e botës. Përmes zbulimeve shkencore, artit dhe muzikës, zhvillojnë kureshtjen, krijimtarinë dhe respektin për larminë e jetës.

Të tjera në MontessoriABC

Transporti dhe dokumentet.

Transporti

Mbulojmë të gjithë Tiranën

Transport i sigurt për çdo lagje të qytetit.

Orari i transportit

Mëngjes: 07:00 - 09:00

Pasdite: dy nisje, 14:30 - 15:30 dhe 16:00 - 17:30

Disa nga zonat

TEGMulletStërmasMjull BathoreFarkëSaukRruga e ElbasanitAli DemShkozëPaskuqanBrryliKomuna e ParisitSelitëKodra e DiellitAstirKombinatBllokKryqëzimi 21 DhjetoriMyslym ShyriDon Bosko

Dokumentat e nevojshme

  • ✓Kopje të dokumenteve të identifikimit të prindërve
  • ✓Certifikatë familjare
  • ✓Kopje të pasaportës ose certifikatës së fëmijës
  • ✓Analiza e koprokulturës së fëmijës
  • ✓Vërtetim vaksinimi
  • ✓Kontrata e nënshkruar elektronikisht nga aplikacioni MontessoriABC Tirana
  • ✓Rregullorja e nënshkruar elektronikisht nga aplikacioni MontessoriABC Tirana
  • ✓Deklarata e transportit, nëse fëmija përdor transportin
  • ✓Deklarata e alergjive

Teknologji dhe informacion.

Nëpërmjet aplikacionit të MontessoriABC Tirana, ju mund të keni çdo informacion të fëmijës tuaj 24/7 në çdo pajisje.

+25 shërbime online

Aplikacioni MontessoriABC Tirana për prindër.

Vendndodhja

Tirana, Rruga Xhaferr Shaba, Mjull Bathore, vetëm 1 minutë larg TEG.

Orari

DitëtOrari
E Hënë - E Premte08:00 - 17:00
E Shtunë08:00 - 13:00

Kontakt

Për pyetje, regjistrime ose vizita në ambientet tona, mund të na kontaktoni direkt.

Gati për t’u bashkuar me MontessoriABC Tirana?

Regjistro fëmijën ose na kontakto për një vizitë në ambientet tona.