Rruga Xhaferr Shaba, Mjull-Bathore 1045, vetëm 1 minutë larg TEG.
Shiko vendndodhjen
Ndihmë
Pyetjet më të shpeshta (FAQ) te MontessoriABC Tirana
Përgjigjet për pyetjet më të shpeshta rreth çerdhes, kopshtit dhe parashkollorit Montessori.
1
Ku ndodhet MontessoriABC Tirana?
2
Cili është orari i hapjes dhe mbylljes së institucionit?
Hëna në të Premte: 8:00 deri në 17:00.
Dita e Shtunë: 8:00 deri 13:00.
Dita e Shtunë: 8:00 deri 13:00.
3
Sa është madhësia e klasës dhe raportet mësues-nxënës?
Në MontessoriABC raporti mësues për fëmijë është:
1 mësuese kryesore + asistente për 8 fëmijë (mosha 2 muaj – 3 vjeç)
1 mësuese kryesore për 10 fëmijë (mosha 3–6 vjeç).
1 mësuese kryesore + asistente për 8 fëmijë (mosha 2 muaj – 3 vjeç)
1 mësuese kryesore për 10 fëmijë (mosha 3–6 vjeç).
4
Cilat janë ditët e pushimit?
Institucioni është i mbyllur çdo të Dielë.
Në ditët zyrtare të festave dhe nga data 1 deri më 15 Gusht.
Shiko Kalendarin Vjetor
Në ditët zyrtare të festave dhe nga data 1 deri më 15 Gusht.
Shiko Kalendarin Vjetor
5
Menu ushqimore?
Menu ushqimore e MontessoriABC mund ta gjeni në
Menu Ushqimore.
Çdo produkt i menusë ushqimore blihet dhe konsumohet ditën që është përgatitur, dhe MontessoriABC asnjëherë nuk ripërdor të njëjtin produkt.
Menu Ushqimore.
Çdo produkt i menusë ushqimore blihet dhe konsumohet ditën që është përgatitur, dhe MontessoriABC asnjëherë nuk ripërdor të njëjtin produkt.
6
Ambient?
Mjedisi është i ngrohtë, i qetë dhe i ngjashëm me shtëpinë, i përshtatur me përmasat dhe nevojat e fëmijëve. Mobiliet, raftet dhe materialet vendosen në lartësinë e tyre, për t’i ndihmuar të lëvizin, të zgjedhin dhe të veprojnë në mënyrë të pavarur. Përdorim dru të lëmuar, elemente natyrore, gjelbërim dhe ngjyra të buta që mbështesin përqendrimin dhe mirëqenien.
Rezervo një takim për t’i vizituar ambientet.
Rezervo një takim për t’i vizituar ambientet.
7
Regjistrimi?
Regjistrimi në MontessoriABC është shumë i thjeshtë. Nëse MontessoriABC ofron atë që ju po kërkoni, mjafton të regjistroheni në
Regjistrimet.
Pasi të jeni regjistruar, MontessoriABC do t’ju krijojë akses në aplikacion, ku mund të ngarkoni çdo dokumentacion dhe të firmosni gjithçka online brenda pak minutash.
Regjistrimet.
Pasi të jeni regjistruar, MontessoriABC do t’ju krijojë akses në aplikacion, ku mund të ngarkoni çdo dokumentacion dhe të firmosni gjithçka online brenda pak minutash.
1
Kush e mundëson transportin e MontessoriABC?
MontessoriABC mundëson transportin nëpërmjet automjeteve të veta, të cilat janë mini furgona 8+1, elektrikë të vitit 2026.
2
Cila është mosha ideale për transport?
MontessoriABC mundëson transport për fëmijë duke filluar nga mosha 1 vjeç.
3
Oraret?
Transporti fillon nga ora 7:00 deri ne oren 9:00, dhe kthimi në orën 16:00 deri në orën 17:30.
1
Klasat?
Klasa Nova (2 deri në 18 muaj, çerdhe): fëmijët njihen me lëvizjen, shqisat, tingujt dhe gjuhën. Mjedisi i sigurt Montessori mbështet eksplorimin, koordinimin, rutinat dhe zhvillimin e pavarësisë së hershme.
Klasa Solis (18 muaj deri në 3 vjeç, çerdhe dhe kopsht): fëmijët zhvillojnë gjuhën, lëvizjen dhe aftësitë praktike të përditshme. Ata mësojnë të ushqehen, të kujdesen për veten, të zgjedhin aktivitete dhe të bashkëpunojnë me të tjerët.
Klasa Astra (3 deri në 6 vjeç, kopsht dhe parashkollor): fëmijët punojnë me jetën praktike, materialet shqisore, gjuhën, matematikën dhe kulturën. Ata zhvillojnë përqendrimin, pavarësinë, përgjegjësinë dhe respektin për komunitetin, duke u përgatitur për shkollën dhe për jetën e vërtetë.

Metodologjia?
MontessoriABC përdor metodologjinë Montessori për zbatimin e programit akademik. Fëmijët mësojnë në mjedise të përgatitura me materiale konkrete, ku zhvillojnë pavarësinë, përqendrimin dhe dashurinë për të mësuarit me ritmin e tyre. MontessoriABC ka dy mësuese kryesore: një për grupmoshën 0–3 vjeç dhe një për grupmoshën 3–6 vjeç, të diplomuara në qasjen AMI Montessori Maria Montessori Institute në Londër; ato udhëheqin fëmijët në fushat e metodologjisë Montessori: zhvillimi social-emocional, gjuha, matematika, jeta praktike, zhvillimi shqisor, kultura, shkenca dhe artet, si dhe mjedisi i jashtëm.
Stafi asistent është i trajnuar në metodologjinë Montessori.
Mësueset marrin pjesë rregullisht në trajnime, konferenca dhe aktivitete të zhvillimit profesional, përfshirë programe dhe veprimtari të organizuara nga Montessori Europe.

Gjuha?
Klasat përdorin metodologjinë Montessori të aplikuar në gjuhën shqipe, ideale për fëmijët shqipfolës dhe për ata që do të vazhdojnë në shkolla shqipfolëse.
1
MontessoriABC?
MontessoriABC është një institucion i edukimit të hershëm në Tiranë që ofron çerdhe, kopsht fëmijësh dhe parashkollor për fëmijë 0–6 vjeç. I themeluar në vitin 2014, zbaton metodologjinë Montessori dhe ndodhet në Rrugën Xhaferr Shaba, Mjull-Bathore, vetëm 1 minutë larg TEG. Përveç edukimit, ofron transport me furgona elektrikë, ushqim të shëndetshëm të përgatitur çdo ditë dhe shërbim klienti 24/7.
2
Vjetërsia dhe eksperienca?
MontessoriABC ka mbi 12 vite eksperiencë në edukimin e hershëm, që nga viti 2014.
3
Drejtimi pedagogjik dhe bashkëpunëtorët profesionalë?
Drejtimi pedagogjik i MontessoriABC mbështetet nga dy mësuese kryesore të specializuara për grupmoshat 0–3 dhe 3–6 vjeç.
Në zhvillimin dhe funksionimin e institucionit kontribuojnë edhe profesionistë nga fusha të ndryshme, përfshirë psikologë, inxhinierë dhe specialistë të edukimit të hershëm. Secili sjell ekspertizën e tij në mirëqenien e fëmijëve, sigurinë, organizimin e mjedisit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të programit.
MontessoriABC organizon trajnime dhe zhvillim profesional të rregullt për stafin, me qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e standardeve të edukimit dhe kujdesit.

Sa është pagesa për një fëmijë?
Pagesa mujore për një fëmijë në MontessoriABC është 40,000 ALL dhe përfshin programin e plotë Montessori gjatë gjithë ditës (E Hënë–E Premte 08:00–17:00, E Shtunë 08:00–13:00) si dhe vaktet e shëndetshme. Transporti (nga 7,000 ALL/muaj) dhe materialet mësimore (5,000 ALL/vit) faturohen veçmas. Familjet me 2 ose më shumë fëmijë përfitojnë 5% zbritje, dhe pagesat vjetore përfitojnë 5% zbritje shtesë.
Tarifat e regjistrimit
Tarifat e regjistrimit
2
Sa është pagesa për transportin e një fëmije?
Pagesa për transportin fillon nga 7,000 ALL në muaj për zonat jeshile dhe mund të rritet nëse jeni jashtë këtyre zonave.
3
Pagesa të tjera?
Prindi duhet të paguajë 5,000 ALL në vit për materialet mësimore.
4
Si përfitoni zbritje në pagesa?
Për familjet me 2 ose më shumë fëmijë, ju përfitoni 5% zbritje për çdo fëmijë.
Për pagesat vjetore (1 Shtator - 31 Korrik) ju përfitoni 5% zbritje të tjera, pra 10% për fëmijë.
Plani 5 mujor nuk ka zbritje, por përfshin ditën e Shtunë.
Për pagesat vjetore (1 Shtator - 31 Korrik) ju përfitoni 5% zbritje të tjera, pra 10% për fëmijë.
Plani 5 mujor nuk ka zbritje, por përfshin ditën e Shtunë.
5
Si mund të paguaj?
Prindi mund të paguajë me para në dorë në zyrat e institucionit ose nëpërmjet Tirana Bank.
Pagesa duhet të kryhet brenda datës 5 të çdo muaji.
Pagesa duhet të kryhet brenda datës 5 të çdo muaji.
6
Penalitetet?
Ne raste kur pagesa nuk është kryer brenda datës 5 të çdo muaji, prindi do të ketë një penalitet prej 2% interes.
7
Kompensimet?
MontessoriABC nuk kompenson asnjë vlerë monetare nëse fëmija bën mungesa.
MontessoriABC nuk kompenson asnjë vlerë monetare nëse ndërpritet shërbimi i edukimit.
Pushimet zyrëtare të festave, arsyeje shëndetësore dhe arsyeje të tjera nuk reduktojnë çmimin.
MontessoriABC nuk kompenson asnjë vlerë monetare nëse ndërpritet shërbimi i edukimit.
Pushimet zyrëtare të festave, arsyeje shëndetësore dhe arsyeje të tjera nuk reduktojnë çmimin.
8
Të Tjera?
Nëse fëmija regjistrohet gjatë muajit, për shembull më datë 15, prindi duhet të paguajë për ditët e mbetura të atij muaji dhe për muajin pasardhës.
Pagesa për muajin Gusht është e reduktuar me 50%, pasi institucioni qëndron i mbyllur për 15 ditë.
MontessoriABC ruan të drejtën të ndryshojë çmimet në rast të rritjes së ndjeshme të inflacionit, kostove nga palë të treta ose situatave jashtë kontrollit të institucionit.

Nuk e gjetët përgjigjen?
Ekipi ynë është këtu për t'ju ndihmuar me çdo pyetje rreth regjistrimit, tarifave ose transportit.