Ushqimi gjatë ditës në MontessoriABC Tirana
Ne ofrojmë 4 vakte gjatë ditës: mëngjes, vakt të ndërmjetëm, drekë dhe vakt pasdite. Qëllimi është që fëmijët të marrin energji, proteina, fruta, perime, bulmet dhe ujë të freskët.
Fillimi i ditës
Mëngjesi
Përafërsisht 25% e ushqimit ditor në kopsht
Mëngjesi ndihmon fëmijën të nisë ditën me energji dhe përqendrim.
Çfarë mundohemi të ofrojmë
- ✓Karbohidrate si bukë, tarhana, krepa, waffle, pancakes, brioche ose drithëra.
- ✓Bulmet si qumësht, kos ose djathë.
- ✓Frutë stine, sipas moshës dhe nevojës së fëmijës.
Paradite
Vakti i ndërmjetëm
Përafërsisht 10% e ushqimit ditor në kopsht
Ky vakt është i lehtë dhe ndihmon fëmijën të mbajë energjinë deri në drekë.
Çfarë mundohemi të ofrojmë
- ✓Fruta të freskëta të stinës.
- ✓Perime të thjeshta kur janë pjesë e menusë.
- ✓Ujë të freskët gjatë gjithë ditës.
Vakti kryesor
Dreka
Përafërsisht 40% e ushqimit ditor në kopsht
Dreka është vakti më i plotë i ditës dhe mbështet rritjen, muskujt dhe imunitetin.
Çfarë mundohemi të ofrojmë
- ✓Supë me perime, pulë, legume ose lëng kockash.
- ✓Karbohidrate si pasta, oriz, patate, bollgur ose byrek.
- ✓Proteina si mish, pulë, vezë, fasule, bizele ose thjerrëza.
- ✓Sallatë ose perime stinore.
Pas pushimit
Vakti i pasdites
Përafërsisht 25% e ushqimit ditor në kopsht
Ky vakt ndihmon fëmijën të zgjohet më qetë dhe të ketë energji deri në marrje.
Çfarë mundohemi të ofrojmë
- ✓Frutë stine.
- ✓Bulmet si qumësht, kos ose djathë kur është pjesë e menusë.
- ✓Ushqime të lehta si pispili, bukë me djathë, kek shtëpie ose biskota të thjeshta.
Si ndahet ushqimi gjatë ditës
Këto përqindje janë orientuese. Ato tregojnë sa peshë ka çdo vakt gjatë ditës në kopsht.
Balanca ditore sipas moshës
Nuk numërojmë çdo gram. Por mundohemi që menuja të ketë balancë mes karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave të mira.
0–3 vjeç
Balanca ditoreNë këtë moshë fëmijët kanë stomak të vogël dhe nevojë për ushqime të shpeshta, të buta dhe me energji.
3–6 vjeç
Balanca ditoreNë këtë moshë fëmijët janë më aktivë, ndaj vakti duhet të jetë i balancuar gjatë gjithë ditës.
Për prindërit
Ju lutemi na informoni për çdo alergji, intolerancë ose kërkesë të veçantë ushqimore. Kjo na ndihmon të kujdesemi më mirë për fëmijën tuaj.