Maraland në MontessoriABC: Një divan, plot mënyra për të luajtur
Në MontessoriABC kemi diçka të re që fëmijët e duan shumë: divanët modularë Maraland.
Në pamje të parë janë thjesht divanë të butë. Por për fëmijët janë shumë më tepër. Një ditë bëhen makinë, një ditë kala, një ditë kënd leximi. Siç thonë edhe vetë te Maraland: Një divan, plot mënyra për të luajtur.
Pse na pëlqejnë?
Fëmijët i përdorin vetë
Divanët janë të ulët dhe të butë. Fëmijët ulen, ngrihen dhe rregullojnë pjesët vetë. Kjo është pikërisht ajo që kërkojmë në Montessori: që fëmija të bëjë gjërat në mënyrë të pavarur.
Ndërtojnë çfarë t'u vijë në mend
Pjesët lëvizin dhe bashkohen në mënyra të ndryshme. Fëmijët tanë kanë ndërtuar makina, kala dhe shtëpiza të vogla. Gjatë lojës mendojnë, provojnë, ndihmojnë njëri-tjetrin dhe nisin nga e para kur diçka nuk del siç e dëshironin.
Një vend i qetë për të lexuar
Shumë fëmijë marrin një libër, ulen në divan dhe humbasin te figurat. Një kënd i butë dhe i rehatshëm i fton të kalojnë më shumë kohë me librat.
Luajnë bashkë
Në divan mund të ulen disa fëmijë së bashku. Bisedojnë, qeshin dhe ndajnë lojën. Përmes këtyre momenteve praktikojnë komunikimin, pritjen e radhës dhe respektimin e njëri-tjetrit.
Përshtaten me nevojat e fëmijëve
Sot janë makinë, nesër një vend për t'u çlodhur. Divani ndryshon sa herë që fëmijët duan të krijojnë diçka të re, ndaj është i dobishëm si në klasë, ashtu edhe në shtëpi.
Si duken te ne
Fëmijë që lexojnë, që pushojnë dhe që ndërtojnë makinën e tyre.
Për ne, një mobilje e mirë për fëmijë nuk është vetëm e bukur. Është ajo që u jep mundësi të eksplorojnë, të krijojnë dhe të veprojnë në mënyrë të pavarur.



Zbritje për prindërit tanë
Të gjithë prindërit me fëmijë të regjistruar në MontessoriABC kanë zbritje të veçantë për produktet Maraland.
Kështu mund të krijoni edhe në shtëpi një kënd të ngrohtë për lojë, lexim dhe pushim.
Zbuloni Maraland
Faqja: maraland.al
Instagram: @maraland.albania
WhatsApp: +355 68 205 9216


